Gjakova
Shkronjat

Në komunën e Gjakovës do të vendosen përsëri kamera inteligjente apo të sigurisë. Sipas zyrtarëve komunal lokacionet ku do vendosen kamerat janë:  në afërsi të shkollës “Zekeria Rexha”,konkretisht në udhëkryqin e rrugëve “Sadik Pozhegu”-“Fehmi Agani”, pastaj tek ish Bezistani apo Kurrizi, Tek Ura e Gutave apo rruga “Bajram Curri” si dhe tek ura për në Shkugëz apo rruga “Ymer Pula.”

Edhe kësaj radhe komuna e Gjakovës është përfituese e projektit për vendosjen e kamerave të sigurisë të cilat ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe mirëmbajtjen apo kujdesin ndaj mjedisit. Vendosja e këtyre kamerave do të bëhet në zonat ku hudhen mbeturina ilegale, kokrtisht në këto lokacione: në afërsi të shkollës “Zekeria Rexha”,konkretisht në udhëkryqin e rrugëve “Sadik Pozhegu”-“Fehmi Agani”, pastaj tek ish Bezistani apo Kurrizi, tek ura e Gutave apo rruga “Bajram Curri” si dhe tek ura për në Shkugëz apo rruga “Ymer Pula”. Nënkryetari I komunës së Gjakovës Armend Vokshi tha se gjithë kjo është në kuadër të projektit “Smart City” apo “Qyteti I menqur”,  projekt ky qe financohet nga UNDP.  Përmes kamerave të sigurisë të cilat janë vendosur më heret komuna e Gjakovës, konkretisht inspektoriati deri më tani ka shqiptuar 50 gjoba për ndotësit e ambientit. Andaj vendosja e këtyre kamerave përveq mbrojtjes së ambientit do të bëjë që qyteti i Gjakovës do të jetë më i sigurtë në cdo aspekt./TV Syri Vision/