Gjakova
Shkronjat

Përdorimi i substancave narkotike është një dukuri e cila vazhdon të ketë rritje dhe të jetë e pranishme sidomos tek moshat e reja. Mirëpo për parandlimin e kësaj dukurie negative kërkohet bashkpunimi ndërinstitucional, kështu u tha në tryezën e organizuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së  Kosovës në Gjakovë. 

Nga ana tjetër drejtori i Drejtorisë së Policisë Rajonale në Gjakovë, Ahmet Hasi tha dukuria e përdoruesve të narkotikëve është shqetësim i përgjithshëm dhe për prandalimin e kësaj dukurie Policia e Kosovës do të angazhohet përmes planeve të veprimit. Sipas Hasit nese vetëm 1 gram drogë është në qarkullim për shoqërinë tonë është alarmuese. Hasi tha se nevojitet bashkpunimi në mes të Policisë së Kosovës, Drejtorisë së Arsimit dhe istitucioneve arsimore. Përveq zyrtarëve policor, pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të arsimit, drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme në komunën e Gjakovës. Ndër të tjera u tha se rritja e sigurisë në shkolla si dhe parandalimi i dukruive negative janë qështje kryesore të cilat kërkojnë punë dhe angazhim të përbashkët ndërinstitucional./TV Syri Vision/