Gjakova
Shkronjat

Kandidati për Kryetar të Gjakovës nga radhët e Nisma për Kosovën, Fazli Hoxha në një takim u ka bërë thirrje qytetarëve të Gjakovës që të mbështesin platformen qeverisëse të Nismës  dhe ti qëndrojnë besnik këtij subjekti politik sepse do të realizohen projekte të cilat do të ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve. 

Në këtë takim elektoral u prezantua edhe kandidatja për asamble komunale, Luljeta Zymberi. Kandidati për kryetar komune  Fazli Hoxha së bashku me kandidatët për këshilltar komunal, shpalosën programin politik për qeversijen lokale edhe në fshatin Brovinë. Ne jemi të vendosur të j'u qëndrojmë besnik  të gjitha parimeve që po zotohemi u shpreh Hoxha në këtë takim./TV Syri Vision/