Gjakova
Shkronjat

Aleanca Kosovare e Bizneseve në Gjakovë gjatë një konference për media ka prezantuar hulumtimin në lidhje me temën “Nevojat e tregut të punës”.

Kryetari regjional i AKB-së, Argjend Fetahu tha se përmes këtij hulumtimi janë indentifikuar të gjitha nevojat që i kërkon tregu i punës. Mirëpo sipas Fetahut në tregun e punës ka edhe sfida të shumta, në mesin e tyre është numri i madh i vendeve të lira të punës. Për këtë hulumtim foli edhe kryetari i AKB-së në Kosovë, Agim Shahini. Aleanca Kosovare e Bizneseve së  bashku me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë realizuar këtë hulumtim i cili ka nxjerrë rezultatet të ndryshme sa i përket tregut të punës, ndër to janë: Në Kosovë në cdo vit punësohen mesatarisht  12 mijë persona, pastaj regjistrimi i bizneseve të huaja është rreth 46 %, 690 milionë euro janë investime nga jasht dhe shumica prej tyre shkojnë në patundshmëri ndërsa pjesa tjetër në shërbime, dhe sipas zyrtarëve të AKB-së kjo e fundit po ndikon në mos rritjen e punësimit në vendin tonë./TV Syri Vision/