Gjakova
Shkronjat

Komuna e Gjakovës konkretisht, drejtoria për bujqësi pylltari zhvillim rural ka ndarë fidane për kultivimin e 3 ha me arrore, kryesisht 1.5 ha fidane të arrës dhe1.5 ha të lajthisë.

Përfitues të këtij subvencioni komunal janë 10 fermerë të komunës së Gjakovës. Në mesin e fermerëve është edhe Pashk Nushi nga fshati Vraniq I cili për herë të parë është përfitues. Përveq ndarjes së fidaneve poashtu fermërve iu dhuruan edhe materiale edukative për përgatitjen e tokës,  mbjelljen dhe kultivimin e këtyre fidaneve. Sipas zyrtarëve të këtij dikasteri tani është koha më e përshtatshme për tu bërë mbjellja e fidaneve të arrës dhe lajthisë. Këto dy kultura kërkojnë angazhim dhe kujdes të veqantë në mënyrë që prodhimi të jetë I kënaqshëm./TV Syri Vision/