Gjakova
Shkronjat

Brigada e Zjarrfikësve në komunën e Gjakovës sot u bë  me një kamion modern për fikjen e zjarrit, i cili vjen si donacion nga klubi rotarian Keystone të distriktit 7280 me qendër në Pensilvani në bashkpunim me roatrianët e distriktit 1175 në Angli.

"Qëlllimi ynë ishte që ti ndihmojmë këtij komuniteti dhe për 10 vite me radhë jemi duke e bërë këtë gjë. Këtë herë e sollën këtë kamion për zjarrëfikësit, vlera e të cilit është rreth 45 mijë euro. Ne kemi dëshirë që të vazhdojmë këtë bashkëpunim sepse mendojmë që kjo brigadë ka nevojë për ndihmë. Ne jemi mirënjohës dhe falënderues për mikpritjen që na e bënë zjarrëfikësit poashtu edhe komuna e Gjakovë", tha rotariani anglez  Peter  Robinson. Në ceremoninë e dorëzimit të qelësave të kamionit ishte I pranishëm edhe nënkryetari I komunës së Gjakovës, Armend Vokshi dhe bashkëpunëtorët e tjerë.Nënkryetari Vokshi falënderi donatorët për kontributin të cilin ai e vlerësoj si një aset shumë të rëndësishëm për komunën e Gjakovës. Donacione të tilla janë të mirseardhura dhe lehtsojnë punën e zjarrëfikësve, kështu tha komandanti I kësaj brigadë, Pashtik Xerxa. Vlera e këtij automjeti është rreth 45 mijë euro dhe tani do të jetë në shërbime të zjarrëfikësve gjakovarë të cilët edhe në mungesë të kushteve më elementare për punë falë entuziazmit dhe përkushtimit kanë arritur të tregojnë suksese të mëdha në detyrat e tyre./TV Syri Vision/