Gjakova
Shkronjat

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Nisma për Kosovën, Fazli Hoxha në një takim me banorët e fshatit Duzhnje u bëri thirrje që të mbështesin platformen qeverisëse të Nismës  dhe ti qëndrojnë besnik këtij subjekti politik sepse do të realizohen projekte të cilat do të ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve. 

Në këtë takim elektoral u prezantua kandidati për këshilltar komunal Labinot Beka. Kandidati për kryetar komune  Fazli Hoxha së bashku me kandidatët për këshilltar komunal, gjatë bashkëbisedimit me banorët e fshatit Duzhnje shpalosën programin politik për qeversijen lokale si dhe u shprehën se ne jemi të vendosur të j'u qëndrojmë besnik  të gjitha parimeve që po zotohemi./TV Syri Vision/