Gjakova
Shkronjat

Në kuadër të aktiviteteteve të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga Nisma për Kosovën, Fazli Hoxha së bashku me kandidatët për asamble komunale u takuan me banorët e lagjes Gecë.

Me këtë rast kandidati Hoxha gjatë shpalosjes së programit qeverisës të Nismës tha se Gjakovën do të mundohemi ta bëjmë një vend të dashur për të gjithe dhe me prosperitet.Në këtë takim elektoral u prezantuan edhe dy kandidatët për asamble komunale Pëllumb Kurhasku dhe Shqipërim Godeni të cilët njëherit janë dhe banorë të lagjes Gecë. Së bashku do të arrijmë fitoren për të cilën jemi të sigurtë u tha me këtë rast.Nisma garon në zgjedhjet lokale të 22 tetori me 37 kandidatë për asamble komunale./TV Syri Vision/