Gjakova
Shkronjat

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga Nisma për Kosovën, Fazli Hoxha i shoqëruar me disa nga kandidatët për këshilltarë komunal vizituan biznesin “Bufallo” në Gjakovë.

Ata panë nga afër punën dhe veprimtarinë e këtij biznesi i cili kryesisht mirret me prodhimet nga tekstili. Nga menagjmenti I këtushëm u njoftuan me sfidat që po kalojnë si biznes dhe synimet që kanë për rritjen e  kapaciteteve. Nga ana tjetër kandidati për kryetar Fazli Hoxha premtoi se gjatë qeverisjes së tij bizneset e prodhimit e sidomos ato familjare do të kenë mbështjen e qeverisë lokale si në subvencionimin me paisje ashtu edhe në  zgjerimin e biznesit. Hoxha shtoi tutje se do të angazhohemi që të rrisim potencialin dhe angazhimin e ndërmarrjes për më shumë të punësuar sepse kjo vetëm fuqizon objektivin tonë për aftësim profesional të qytetarëve të komunës së Gjakovës me theks të veqantë të rinjëve në sektorin e tekstilit./TV Syri Vision/