Gjakova
Shkronjat

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga Nisma për Kosovën , Fazli Hoxha së bashku me disa nga kandidatët për këshilltarë komunal vizituan biznesin familjar “Brovina” në Gjakovë.

Gjatë bashkëbisedimit me menagjmentin e këtij biznesi Hoxha premtoi se do të  mbështesë të gjitha bizneset sidomos ato familjare në zgjerimin e tyre dhe  shtimin e punëtoëve pasi që kjo sipas tij ndikon drejtëpërdrejt në rritjen  e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të komunës së Gjakovës. Nga ana tjetër Shpetim Brovina njoftoi kryesinë dhe anëtarët e Nismës  për sfidat me të cilat ballafaqohet biznesi i zdruktarisë “Brovina” si dhe me nevojat që ata kanë. Do të jemi më afër bizneseve për të rregulluar problemet sa i përket infrastrukturës si dhe do të mbështesim bizneset për zgjerimin e prodhimit përmes subvencioneve gjatë qeverisjes lokale të Nismës u tha me këtë rast./TV Syri Vision/