Gjakova
Shkronjat

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga Nisma për Kosovën , Fazli Hoxha së bashku me disa nga kandidatët për këshilltarë komunal u takaun me anëtarët e shoqatës letrare “Penat  e Dushkajës”.

Ata zgjodhën që takimin ta bëjnë pranë pallatit të kulturës në fshatin Cermjan të komunës së Gjakovës. Gjatë kësaj vizite anëtarë e kësaj shoqate treguan sfidat dhe problemet me të cilata ata ballafaqohen. Nga ana tjetër kanddiati për kryetar Fazli Hoxha tha se gjatë qeverisjes së Nismës do të mbështeten të gjitha shoqatat kulturore dhe letrare, duke investuar në hapësira dhe organizime të aktiviteteve të tyre si dhe në ndërtimin e qendrave kulturore në komunën e Gjakovës. Me këtë rast kryesia dhe anëtarët e Nismës premtuan një mbështetje dhe përmirësim në zhvillimin e aktiviteteve të shoqatës letrare “Penat e Dushkajës”./TV Syri Vision/