Gjakova
Shkronjat

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga Nisma për Kosovën , Fazli Hoxha së bashku me disa nga kandidatët për këshilltarë komunal vizituan organozatën “Kryqi i Kuq” dega në Gjakovë.

Ata u pritën nga sekretarrja e kësaj organizate Fllanza Bakija Lama, ku u njoftuan për sfidat suksese dhe zhvillimet e aktiviteteve të cilat i kanë vullnetarët e Kryqit të Kuq. Gjatë bashkëbisedimit dhe shpalosjes së programit politik, kandidati për kryetar Fazli Hoxha tha se do të  rritet stafi i punëtorëve në këtë organizatë joqeveritare si dhe do të ofrohet mbështetje financiare përms udhëzimeve administrative gjatë qeverisjes lokale të Nismës. Ndër të tjera sekretarja Fllanza Bakija-Lama tha se “Kryqi i Kuq” në Gjakovë ka bashkëpunuar me drejtorinë e arsimit, drejtorinë e emergjencave dhe asaj të punës dhe mirëqenies sociale, e mbështetje të tilla duhet të ketë edhe nga qeverisja e cila do të vie në pushtetin lokal./TV Syri Vision/