Gjakova
Shkronjat

Në kuadër të aktiviteteteve të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga Nisma për Kosovën, Fazli Hoxha së bashku me kandidatët për asamble komunale u takuan me banorët e fshatit Gerqinë.

Me këtë rast kandidati Hoxha gjatë shpalosjes së programit qeverisës tha se me Nismën në komunën e Gjakovës do të ketë qeverisje të mirëfilltë, mirëpo dora qeverisëse do të ndihet edhe në rajonin e Hasit. Në këtë takim lektoral u prezantua edhe knadidati për këshilltar komunal Selami Mahmutaj i cili përmendi disa nga problemet me të cilat ballafaqohet rajoni i Hasit. Ndër të tjera u tha se në planprogramin qeverisës të Nismës është përmirësimi i infrastrukturës në komunën e Gjakovës, digjitalizimi i sistemit të shëndetësisë, cilësia e arsimit dhe zhvillimi ekonomik. Kryesia dhe anëtarët e këtij subjekti politik u shprehën se ne jemi të vendosur të j'u qëndrojmë besnik  të gjitha parimeve që po zotohemi./TV Syri Vision/