Gjakova
Shkronjat

Kandidatja për kryetare të Gjakovës nga Alternativa, Mimoza Kusari –Lila së bashku me disa nga kandidatët për këshilltarë komunal ka vizituar kompaninë prodhuese "Shllaku - metal". 

Ky biznes i cili mirret me prodhimin e produkteve të metalit në mandatin e kaluar ka arritur të përfitoj grant nga Komuna e Gjakovës dhe të rrisë numrin e punëtorëve. Ndërsa gjatë bashkëbisedimit me menaxhmentin e këtij biznesi Kusari Lila tha se gjatë qeverisjes së Alternativës do të vazhdojmë me skemen e rritur të granteve. Liderja e Alternativës në kuadër të fushatës zgjedhore sot ka vizituar edhe biznesin familjar “Tina” me pronar Arben Hasi. Ky sallon i cili mirret me veshjet tradicionale dhe ato moderne sipas  Kusari Lilës është njëra prej shumë storieve të suksesit të bizneseve në komunën e Gjakovës. Në qeverisjen e Alternativës nuk do të mungojë  mbeshtetja e bizneseve e sidomos atyre familjare. Duke ndihmuar në rritjen e punësimit dhe zhvillimit ekonomik në këtë mënyrë do të përmirësohet edhe jeta e qytetarëve të komunës së Gjakovës than der të tjera Kusari-Lila./TV Syri Vision/