Gjakova
Shkronjat

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjakovë mbrëmë ka mbajtur tubimin e saj përmbyllës elektoral ku të pranishëm ishin anëtarë, struktura udhëheqëse dhe simpatizantë të këtij subjekti politik.

Kandidati për kryetar nga radhët e LDK-së , Bekim Ermeni tha se një nga shtyllat e para gjatë qeverisjes së tij do të jetë zhvillimi ekonomik, arsimi etj, Ai premtoi se do ti realizojmë të gjitha premtimet që i kemi bërë. Nga ana tjetër kryetar i degës së LDK-së në Gjakovë, Luan Gola tha se gjatë këtij muaji elektoral, ne kemi vizituar të gjitha rajonet dhe lagjet e komunës së Gjakovës dhe në të gjitha takimet kemi hasur pakënaqësi të mëdha të banorëve ndaj qeverisjeve të deritashme, andaj unë kërkoj që ti qendroni besnik kandidatit për kryetar të Gjakovës Bekim Ermenit. I pranishëm ishte edhe deputeti nga LDK, Anton Quni i cili ofroj mbështejten për kandidatin Bekim Ermeni. Në këtë tubim përmbyllës u tha se me ardhjen në pushtet të Lidhjes Demokratike të Kosovës , në komunën e Gjaovës, infrastruktura, shëndetësia, bujqësia, sporti dhe sektorët e tjerë të lidhur me jetën e qytetarëve tanë, do të pësojnë një ndryshim pozitiv dhe të paimagjinueshëm gjerë më sot.Ne duam që pas 22 tetorit, Gjakova dhe e gjithë Kosova të mburret me qeverisjen e LDK-së./TV Syri Vision/