Gjakova
Shkronjat

Televizioni Syri Vision qysh në oret e hershme të mengjesit ka dalur në teren pë të parë qendrat e votimit se a janë hapur.

Edhe qendra e votimit 0222C në shkollen"Zef Lush Marku" në Brekoc është hapur me orar të paraparë dhe gjithqkaka shkuar mirë. Qysh në orët e para të mëngjesit, u pa që qytetarët erdhën të votojnë në vendvotimet e kësaj qendre. Votuesi I parë në këtë qendër ishte Mikel Maksuti. Sipas menaxherit të kesaj qendre së votimit, Kriger Ramaja cdo gjë ka filluar me kohë dhe sipas procedurave. Materiali sensitiv ka rritur në orën 03:00 të mëngjesit. Nën përkujdesjen e vëzhguesve dhe komisionerëve nga komisioni qendror zgjedhor si dhe faktorëve tjerë procesi I votimit në këtë qendër pritet të shkojë mirë. Gjatë ditës parashihet që të rritet numri I votuesve në këtë qendër e cila do të jetë e hapur deri në orën 19:00./TV Syri Vision/