Gjakova
Shkronjat

Hapësira krijuese Bonevet në Gjakovë është vendi ku janë realizuar projekte të rëndësishme të krijuara nga grupmosha të ndryshme.Tash së fundi kjo qendër ofron një mundësi unike për të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e aktiviteteve inovative.

Administratorja Zana Nallbani tha se është hapur aplikimi për të gjithë të intersuarit  të moshës 14 deri 18 vjeqare që të bëhen anëtarë vjetor duke bërë pagesën vetem 120 Euro dhe me këtë rast mund të përfitojnë bursë përmes të cilës ofrohet përdorimi i hapësirës, pajisjeve më të fundit teknologjike, materialeve si dhe të behën pjesë e dy klasave të specializuara. Numri është i limituar, 8 bursa janë gjithësej të planifikuara. Në BONEVET janë dhjetëra klasa që po zhvillohen ku deri sot kanë kaluar mbi 1 mijë pjesëmarrës. Duke marrë parasysh rritjen e kërkesës dhe zgjerimin e klasave në BONEVET, Nallbani tha se poashtu është hapur edhe aplikimi për mentor dhe asistent mentor. Si projekti i Konvertimit të makinës elektrike i realizuar nga krijuesit në BONEVET synohet që të realizohen edhe disa projekte të rëndësishme me po aq vlerë edukative dhe në të mirë të komunitetit. Hapësira që ofron Bonevet është një mundësi e mirë e cila i përgatit të rinjët për studimet universitare apo edhe fillimin e ndonjë biznesi. Të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen anëtarë vjetorë dhe pjesëtarë të këtij ambienti energjik dhe proaktiv mund të aplikojnë deri më 9 nëntor./TV Syri Vision/