Gjakova
Shkronjat

Ka një kohë që shoqata “Handikos” në Gjakovë, po implementon projektin “Shërbimet në komunitet për fëmijët me aftësi të kufizuara”, i cili është financim i organizatës “Save the Children”.

Në kuadër të këtij projekti është edhe shpërndarja e 6 karrocave aktive për fëmijë me aftësi të kufizuar. Por para se ato t’iu dorëzoheshin fëmijëve përfitues të këtyre mjeteve, drejtoresha e kësaj shoqate, Brilanta Ballata, u shpreh mjete të tilla nuk po shpërndahen për herë të parë. Mirëpo, sipas saj ato të cilat u dhuruan kohë më parë, nuk ishin të përshtatshme, përderisa këto të fundit janë sipas standardeve të përcaktuara për fëmijë.

Ndërkaq, Ahmet Binaku, kryetar i kësaj shoqate në Gjakovë, është shprehur se këto karroca janë një lehtësim për lëvizjen e këtyre fëmijvë, e poashtu edhe një ndihmë për prindërit e tyre.

E pranishme në aktivitetin e dorëzimit të këtyre karrocave, ishte edhe drejtoresha e arsimit, Diana Qarkaxhija. Ballata ka thënë se drejtoria e udhëhequr nga Qarkaxhija dhe ajo për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, e kanë mbështetur këtë projekt.

Gjithsej këto karroca aktive kanë kushtuar 6 mijë euro./Tv Syri Vision/