Gjakova
Shkronjat

Pas një sëmundje, ka ndërruar jetë ish-pjesëtari i luftws së UCK-së, poashtu punëtor në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Cabrati”, Valon Rraci.

Në mbledhjen komemorative të organizuar në nder të jetës dhe veprës së tij, u tha se Rraci ishte njeri me virtyte të larta njerëzore. Ai i’u bashkua Ushtrisë Clirimtare të Kosovës në vitin 1998.Ndërkaq nga kolegët e punës në ndërmarrjen “Cabrati”, ai kujtohet si një punëtor i devotshëm. Në fjalën e tij hyrëse, nënkryetari i komunës së Gjakovës, Armend Vokshi, u shpreh se vdekja e parakohshme e Rracit, I ka goditur rënde të gjithë ata që e kanë njohur

E shoku i tij gjatë studimeve, Ardian Gjini, u shpreh se Valoni ishte një luftëtar i madh, por edhe njeri i cili ka përcuar pozitivitetin tek të tjerët.

Në mes të emocionesh, foli edhe një nga koleget e tij të punës në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Cabrati”, Iliriana Efendia.

Për shokun e tij të ngushtë, Valonit ishte një baba, burrë dhe punëtor i respektuar.

Pas mbledhjes komemorative, ata që erdhën për të nderuar Valonin dhe familjen e tij, vazhduan me homazhe në foajenë e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë./Tv Syri Vision/