Gjakova
Shkronjat

Drejtoresha e shkollës fillore”Fehmi Agani”,  Majlidna Doli së bashku me përfaqësues të teatrit amator “Emin Duraku” erdhën në shkollën 9 vjeqare “Ali Podrimja” në Bajram Curr.

Ata u pritëm nga stafi I kësaj shkolle. Qëllimi I kësaj vizite ishte shfaqja e dramës “Xhuxhi miliuk” nga nxënësit e klasës së parë të shkollës “Fehmi Agani”. Edhe pse të vegjël ata me shumë talent shfaqën dramen në prani të shokëve të tyre. Secili në rolet e tyre të veqanta dhe me kostume interesante luajtën dramën e cila u vlerësua edhe nga drejtori I arsimit në Bajram Curr, Petrit Zenelaj. Se bashkpunimi në mes të nxënësve të të dyja shkollave do të vazhdojë më tutje e tha edhe drejtoresha Hajrije Hoxha, e cila pohoi se shkolla të cilën ajo e udhëheqë për herë të pare vizitohet nga nxënësit kosovar.Këta nxënës të udhëhequr nga mësuesja Pranvera Ballata arritën që me këtë shfaqje të zënë vendin e parë në festivalin “Fëmijët në skenë”I cili ditë më parë u mbajt në Gjakovë. Kjo shfaqje ishte në kuadër të projektit “Artistët e vegjël “thyejnë” kufirin” I cili ka karakter edukativo-arsimor, humanitar dhe kombëtar kështu tha autori dhe bartësi I këtij projekti, Tahir Bakalli. Nxënësit e Malësisë së Gjakovës e mirëpritën vizitën e shokëve të tyre nga Gjakova me valle Tropojane. Krejt në fund të gjithë së bashku vallëzuan. Ky aktivitet tregoj edhe njëherë se artistët e vegjël thyen kufirin mes Kosovës dhe Malësisë së Gjakovës./TV Syri Vision/