Gjakova
Shkronjat

Në këtë klasë vijojnë mësimin e rregullt nga klasa e dytë deri në të katërtën 11 fëmijë të fshatit Morinë,  paralele e cila funksionion  në kuadër të shkollws“Ganimete Tërbeshi” nga fshati Ponoshec I Gjakovës. Ka dy ditë që prindërit e këtyre fëmijëe, pas orarit mësimor po mbajnë protestë.

Ata thonë se kanë zgjedhur këtë mënyrë që të shfaqin pakënaqësi për faktin se në këtë paralele tw pwrzier që nga fillimi i vitit shkollor nuk është mbajtur ora e gjuhës angleze nga mësimdhënësja e kontraktuar nga drejtoria e arsimit.

Se ata kanë të drejtë për të mbajtur orën e gjuhës angleze, e thonë edhe vetë nxënësit, të cilët kanë fjalë të mira për mësimdhënësen e gjuhës angleze, Dorina Kabashin, e cila i mësoi për dy vite me radhë.

E kontaktuar nga Televizoni Syri Vision, mësimdhënësja në fjalë, Dorina Kabashi,nuk ka dashur tw flaws para kamerws pork a folu pwrmes telefonit duke deklaruar se ajo ka dorëzuar kërkesë në drejtorinë e shkollës dhe atë të arsimit për tu tërhequr nga dy orët e mësimit në Morinë për shkak të mungesës së transportit. Një zgjidhje të cilën ajo e kishte menduar, ka qenë bartja e këtyre 11 nxënësve gjatë ditës së enjte në shkollën e cila gjendet në Ponoshec, zgjidhje kjo e cila nuk është aprovuar nga prindërit. Në anën tjetër, e para e arsimit në Gjakovë, Diana Qarkaxhia thotë se në komunën e Gjakovë janë shumë mësimdhënës të cilët shërbejnë nga qyteti në fshat dhe anasjelltas, e të cilët subvencionojnë vetë transportin, duke theksuar se Kabashi e ka obligim moral që t’i kthehet orëve të mësimit në paralelen e shkollës “Ganimete Tërbeshi” në Morinë.

Qarkaxhija ka përfunduar se drejtoria e arsimit që ajo udhëheq ka pranuar kërkesën nga kjo mësimdhënëse, për të cilën ajo thotë se nuk i kanë kthyer përgjigje pasiqë nuk janë dakord. Megjithatë ajo ka thënë se do të takohen direkt me të për të ardhur deri tek zgjidhja e kësaj cështjeje./Tv Syri Vision/