Gjakova
Shkronjat

Këto janë volejbollistet e klubit gjakovar “Vëllaznimi”. Qysh në janar të këtij viti vajzat e këtij klubi janë bërë pjesë e Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe tashmë po garojnë në ligen e parë të Kosovës, për herë të parë që nga rithemelimi I klubit.

Vëllaznimi është organizuar mirë me ushtrime para fillimit të kësaj sezone dhe po shpreson në rezultate të kënaqshme, kështu tha kryetari dhe njëherit trajneri I klubit Blend Haxhikadrija. Haxhikadrija tha se përkundër sfidave, synimi I KV “Vëllaznimi” për këtë vit është mbetja në ligë. Edhe pse vajzat janë të reja në moshë ato synojnë që në të ardhmen të përfaqësojnë denjësisht klubin “Vëllaznimi” . Klubi po vazhdon përgatitjet pa ndërprerë me qëllim që të garoj sa më sukseshëm në sezonën 2017/2018 në Federatën e volejbollit të Kosovës e cila është edhe sezona e parë në historinë e qytetit tonë në volejbollin e vajzave./TV Syri Vision/