Gjakova
Shkronjat

Punimet për ndërtimin e rrugës “Bujar Roka” e gjatë afërsisht 1 mijë metra, e cila lidhet nga rrethrrotullimi në dalje të Gjakovës në drejtim të Prizrenit, nisën në fillim të muajit qershor të këtij viti.

Për këtë projekt, banorët e kësaj ane, në disa raste ngritën edhe shqetësime, të cilat i adresuan edhe direkt në drejtorinë për shërbime publike. Pavarësisht këtyre, sot kur ky projekt është në fazën e tij finale, banorët e kësaj rruge shprehen se pamja që ka marrë kjo zonë e qytetit me ndërtimin e rrugës ngjan në një mrekulli.

Në anën tjetër drejtoresha e shërbimeve publike, Kaltrina Biblekaj, ka deklaruar se procedurat për fillimin e punimeve për rregullimin e infrastrukturës rrugore tek Bujar Roka nisën që nga dhejtori i vitit të kaluar.

Ndërkaq në fazën fillestare janë punimet në rrugën “Aleksandër Moisiu” e cila poashtu lidhet me atë “Bujar Roka”, dhe është e gjatë 390 metra. Në fazën finale është edhe projekti i ndërtimit të rrugëve brenda fshatit Damjan, i cili njihet si fshati me numrin më të madh të popullsisë në Gjakovë.

Biblekaj ka deklaruar se në këtë projekt janë të përfshira afërsisht 7 km rrugë, investim ky nga Ministria e Infrastrukturës me Kuvendin Komunal të Gjakovës.

E para e shërbimeve publike ka thënë se në momentin që përfundohen punimet edhe në rrugën Marash Dedaj, do të finalizohet komplet projekti i rregullimit të infrastrukturës në fshatin Damjan./Tv Syri Vision/