Gjakova
Shkronjat

Ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka sot qëndroi në Gjakovë. Ai me këtë rast bashkëbisedoi me disa maturantë gjakovarë të cilët janë angazhuar në projektin "Orientimi në karrierë".

Maturantë të komunës së Gjakovës po mbajnë trajnime dhe punëtori  në kuadër të projektit “Orientimi në karrierë” , projekt ky I cili po implementohet nga organizata joqeveritare INNO dhe është financuar nga skema e granteve të kuvendit komunal të Gjakovës. Sipas përfaqësuesve të kësaj organizate këto trajnime janë të dizajnuar për të pasur folës të profileve të ndryshme si nga shoqëria civile, politika dhe biznesi. E sot në këtë aktivitet mori pjesë edhe ministri I zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka. I cili bashkëbisedoi  me maturantët si dhe tregoi për sfidat që ka hasur në orientimin e karrierës gjatë jetës së tij. Minstri Lluka tregoi se si erdhi deri tek hyrja e tij në politikë. Gjatë këtij trajnimi maturamtët e pyetën ministrin se cfarë zhvillime do të ketë ekonomia në Kosovë gjatë qeverisjes  së tij.E përgjigja që ata morën ishte do të ketë zhvillim të qendrueshëm ekonomik. Krejt në fund të këtij takimi ministri I zhvillimi ekonomik Valdrin Lluka pati edhe një mesazh për maturantët të cilët sipas tij duhet të angazhohen që kenë një karrierë të suksesshme në të ardhmen. Mes tjerash u fol për sfidat dhe dështimet të cilat mund ti hasin të rinjët gjatë zhvillimit të karrierës së tyre. Qëllimi I këtyre trajnimeve është që tu ipen infromata dhe ide maturantëve  për të zhvilluar një karrierë më të suksesshme në të ardhmen./TV Syri Vision/