Gjakova
Shkronjat

Ditën e parë të fushatës për zgjedhjet lokale, kandidatja për mandatin e dytë për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila e nisi me vizitën në tregun tek Blloku i Ri.

Për kultivuesit e produkteve vendore, disa prej të cilëve i shesin ato në këtë treg, Kusari-Lila, u shpreh se janë baza e zhvillimit ekonomik të vendit tonë, prandaj edhe ajo ka thënë se do të vazhdojnë të përkrahen gjatë mandatit të saj të ardhshëm.

Kusari-Lila ka theksuar se gjatë katër viteve të ardhshme, do të rrisin iniciativat që shitësit ambulantë të bëjnë shitje të mirëfilltë, duke qenë të përfshirë brenda tregjeve zyrtare.

Pas vizitës tek tregu në bllok të ri, ajo ka vizituar edhe biznese të vogla, por rrugës është takuar edhe me qytetarë të Gjakovës. Ndërkohë, gjatë kësaj dite, kandidatja e Alternativës është pritur nga banorë të lagjes Gecë.

Këtë aktivitet, Kusari-Lila e përfundoi me vizita në rrugën drejt spitalit rajonal “Isa Grezda, dhe në disa rrugë të tjera në Bllokun e Ri, disa prej të cilave u ndërtuan gjatë mandatit të saj katërvjeqar./Tv Syri Vision/