Gjakova
Shkronjat

Vendin e parë në festivalin e këngës për fëmijë “Lyra Fest 2017” e fitoi këngëtarja Jonida Brahimaj  me këngë “Shëtitjet”.

Është mbajtur edicioni i 11-të i festivalit të këngës për fëmijë  “Lyra Fest” i cili tashmë ka krijuar traditë në qytetin e Gjakovës. Duke përfshirë edhe këtë vit që nga themelimi i këtij festivali numri i këngëve pjesëmarrëse arriti të jetë mbi 200 këngë, me autorë të ndryshëm nga të gjitha trojet shqiptare. Edhe kësaj radhe festivali “Lyra Fest” kishte për qëllim që të krijojë një vend për njerëz të muzikës, kompozitorë, orkestrues, tekstshkrues si dhe fëmijë të cilët patën mundësinë që të prezantojnë aftësitë e tyre interpretuese të këndimit. Ky festival kishte karakter garues ku konkuruan fëmijë nga mosha 6 deri 13 vjeqare. Në pallatin e Kulturës Asim Vokshi u mblodhën fëmijë, prindër dhe muzikdashës për të dëgjuar këngët e këtij festivali, të cilin e pasuruan jo vetëm këngëtarët e rinjë nga Kosova por edhe nga Shqipëria e Maqedonia. Talentët e rinjë prezantuan këngët e tyre përgjatë dy orëve para publikut gjakovar. Juria e përbërë nga  Shqipe Halili Spahiu, Genta Dumnica, Arben Rraci dhe Ruzhdi Sadiku bënë vlerësimin e tyre individual dhe për secilën këngë ndan pikët. Vendin e parë në festivalin e këngës për fëmijë “Lyra Fest 2017” e fitoi këngëtarja Jonida Brahimaj  me këngë “Shëtitjet”. E vendin e dytë e fituan këngëtarët Flutra Lokaj me këngën “Happy Birthday” dhe dueti nga Mario Zaja dhe Anxhela Vathi me këngën “Alo Alo harabel”. Ndërsa dy vendet e treta u ndanë për këngëtaret Vesa Konjufca dhe Vlera Shala. Me qmimin “Lyra Fest 2017” u stolisën motrat Oqeana dhe Perla Batalli. Ky edicion u mbështet nga Ministria e kulturës rinisë dhe sportit, nga drejtoria e kulturës rinisë dhe sportit në Gjakovë.Me këtë rast drejtori Meriton Ferizi ndau mirënjohje për organizatorin e festivalit Kujtim Nushin. Në këtë festival u ndanë edhe qmime të tjera si deputanti më i mirë ku e fitoi Elis Bajrami dhe Erjon Ballanca, pastaj çmimi “Paraqitja më e mirë skenike” u nda për këngëtaren Krojza Krasniqi më këngën “Vallëzojnë notat mbi pentagram”,  kurse çmimi “Dueti më i mirë” u nda për këngëtaret  Nota Qirezi dhe Riga Maxhuni me këngën “Interneti”.Organizatori dhe njëherit drejtori i festivalit, Kujtim Nushi tha se këtë vit janë paraqitur 27 këngë konkuruese mirëpo janë përzgjedhur 18  prej tyre. Krejt në fund organizatori ndau mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit.Festivali i këngës për fëmijë “Lura Fest” tregoj edhe njëherë se Gjakova ka pasur traditë në fushën e  muzikës  dhe synon ta ruajë atë./TV Syri Vision/