Gjakova
Shkronjat

Në kuadër  të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 19 nëntorit, kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini vizitën e parë e filloi në fermën e pulave “Konsoni”.

Ai u prit nga stafi menaxhues i këtij binzesi. Gjini vizitoj ambientet e brenshme të fermës si dhe pa nga afër punën e cila zhvillohet në këtë biznes. Me këtë rast ai premtoi se gjatë qeverisjes së tij Komuna do të jetë partner i plotë i biznesit pa kushte. Gjatë ditës së sotme kandidati për kryetar të Gjakovës Ardian Gjini së bashku me bashkëpunëtorët e tij zgjodhën që të vizitojnë edhe malet e Bjeshkëve të Pashtrikut. Konkretisht Gjini ndaloi në majën e Kurorës, zonë kjo malore e cila sipas tij do të jetë një ndër zonat më atraktive për turizëm dhe rekreacion. Mes tjerash ai tha se malet e bjeshkëve të Pashtrikut meritojnë një trajtim më të mirë andaj gjatë qeverisjes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kjo zonë malore  e sidomos maja e kurorës e cila ka një lartësi prej 1512 do të cilësohet si një ndër vendet më të mira turistike të komunës së Gjakovës.