Gjakova
Shkronjat

Gjatë ditës së parë të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 19 nëntorit, kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini së bashku me bashkëpunëtorët ecën përgjatë shtratit të lumit Krena.

Gjini tha se projekti I Lumit Krena do të jetë një ndër projektet më të mëdha në katër vjeqarin e ardhshmën në Gjakovë kjo për faktin se sipas tij do të shëndrrohet në shëtitoren më të gjatë dhe më të bukur në krejt Kosovën. Ai premtoi se ky projekt I cili kap vlerën e investimit prej  3.3 milionë euro do të realizohet për 3 vite. Kandidati për të parin e kommunës Ardian Gjini me bashkëpunëotrët vazhduan ecjen edhe tek parku qëndror I qytetit.Me këtë rast ai tha se në planin qeverisës të Aleancës është paraparë edhe rregullimi infrastrukturor I parkut. Ndër të tjera Gjini tha se me realizimin e këtij projekti  qytetarët e komunës së Gjakovës do të mburren me parkun qendror të qytetitkjo ngase sipas tij do të jetë parku më I madh Brenda një qyteti të Kosovës./TV Syri Vision/