Gjakova
Shkronjat

 

Këtë muaj në një konferencë për media, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka dalë me një vendim që ka të bëjë me një udhëzim administrativ për gjobat mandatore. Sipas kësaj ministrie, një udhëzim I tillë ka për qëllim parandalimin e ndotjes, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.

Një vendim I tillë I është përcjellur edhe Kuvendit Komunal të Gjakovës, I cili së bashku me institucionet e tjera relevante ka për obligim implementimin e tij. Sipas drejtorit të Inspektoriatit në këtë komunë, me implementimin e këtij ligji, të gjithë ata që hedhin mbeturina jashtë vendeve të caktuara, do të gjobiten nga 5 deri në 100 euro.

 

E përveq inspektorëve sanitarë dhe atyre të mjedisit, ky udhëzim lejon edhe shërbyes të tjera civilë, të cilët në këtë rast do të kenë rolin e inspektorit pa kompensim shtesë. Për këtë, kryetarja e komunës së Gjakovës, ka autorizuar edhe 10 zyrtarë komunalë, të cilët do të kenë të drejtën për të dënuar ata që hedhin mbeturina.

 

Në vendimin për udhëzimin e gjobave mandatore, e përfshirë është edhe Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit. Fatos Deda, bashkëpunëtor profesional për mjedis në këtë dikaster ka thënë se përgjegjësi e tyre, është promovimi dhe njoftimi I qytetarëve në lidhje me këtë ligj. Ai përmes telefonit, është përgjigjur se ata poashtu do të bëjnë inspektime në terren, por do të shqiptojnë edhe gjoba, për cka janë të autorizuar. Sipas tij shumë shpejt ky udhëzim do të fillojë të implementohet në praktikë./Tv Syri Vision/