Gjakova
Shkronjat

Përpos aktiviteteve në kuadër të fushatës elektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve, kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila gjatë ditës së sotme ka thirrur edhe një konferencë për media.

Sipas saj, arsyeja e kësaj konference është shpalosja e informacioneve që kanë nga terreni dhe nga vetë qytetarët e Gjakovës për kushtëzimin e votës nga ana e pjesëtarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ajo pati edhe një apel për të gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës.

Në ditën e parë të fushatës elektorale për zgjedhjet në Gjakovës, Kusari-Lila ka apeluar për një fushatë të qetë gjatë këtyre pesë ditëve./Tv Syri Vision/