Gjakova
Shkronjat

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Gjakovë mbajti tubimin e parë të fushatës 5 ditore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 19 nëntorit me strukturat udhëheqëse dhe simpatizantë të kësaj partie.

Kandidati për kryetar të komunës nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini iu drejtua të pranishmëve duke thënë se Gjakova po e pret ndryshimin, ndërtimin dhe zhvillimin ekonomik. Ai përmendi edhe dy elemente kryesore të cilat sipas tij janë të duhura në qeverisjen e një komune. Gjini tha se Gjakova do ta ketë përkrahjen buxhetore ashtu siq e meriton dhe përkrahja e kryeministrit Ramush Haradinaj do të jetë e pakursyeshme. Fjalën e morrën edhe ministri i infrastrukturës Pal Lekaj si dhe deputetja Teuta Haxhiu.Ndër të tjera u tha se vota juaj me 19 nëntor do të shënojë fitoren e Aleancës në Gjakovë e cila do të ketë udhëheqje transparente përgjatë 4 viteve të qeverisjes./TV Syri Vision/