Gjakova
Shkronjat

Ditën e dytë të fushatës elektorale për balotazhin në Gjakovë, kandidati për kryetar të kësja komune, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e nisi në lagjen e Çabratit.

E pas ecjes që bëri së bashku me anëtarë të këtij subjekti politik për në kodrën e Çabratit, Gjini u shpreh se arsyeja e kësaj vizite, është qasja e vështirësuar e banorëve të kësaj zone për në rrugën kryesore, për të cilën problematikë ai tha se do të ofrojnë zgjidhje në mandatin e tij qeverisës në Gjakovë.

Strukturat udhëheqëse të AAK-së kanë vazhduar me ecje nëpër zonën e Çabratit, për tu ndalur më pas në Eshnoren e Çabratit.

Gjini gjatë vizitës në Eshnore, ka deklaruar se për ta rifunksionalizuar atë nuk duhet investim i madh financiare, prandaj edhe ka thënë se ajo do të kthehet në një pikë referente në komunën e Gjakovës./Tv Syri Vision/