Gjakova
Shkronjat

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, nga Alternativa, Mimoza Kusari Lila, në kuadër të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale është takuar me banorët e fshatit Novosellë e Poshtme.

Me këtë rast Kusari Lila tha se 19 Nëntori është datë e veçantë e cila përcakton fatin e Gjakovës për katër vitet e ardhshme. Nuk guxojmë të rrezikojmë që të rikthehemi para vitit 2013, ku Gjakova kishte periudhën e regresit dhe të mos zhvillimit. Andaj tash është koha e zhvillimit me njërëz progresiv që bazën e kanë me shkollim dhe profesionalizëm, e të cilët do të angazhohen që me mund dhe punë këtij vendi t’i dhurojnë ditë më të mira, shtoi Kusari-Lila. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe deputeti Ilir Deda. Nga ana tjetër banorët e fshatit Novosellë, kanë shprehur mirënjohjen për të gjitha investimet që janë bërë në këtë fshat gjatë katër viteve të fundit./TV Syri Vision/