Gjakova
Shkronjat

Që nga 14 nëntori i këtij viti, Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit së bashku me Kompanitë Rajonale të Ujit në gjithë Kosovën, kanë nisur një varg të diskutimeve publike për të shqyrtuar procesin tarifor 2018-2020.

Një seancë me po të njëjtin qëllim, është mbajtur edhe në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”. Për një cështje të tillë, gjatë prezantimit të tij, Vehbi Duraku nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit, ka thënë se kompanitë kanë dorëzuar biznes planet rregullative, të cilat ku autoritet është duke i analizuar të dhënat.

Se kompania rajonale e ujësjellësit “Gjakova” ka dorëzuar biznes planin rregullator e tha edhe Kastriot Zhaveli, drejtor financiar i kësaj kompanie.

Një nga pjesëmarrësit në këtë diskutim publik pyeti se a ndikon humbja e sasisë së ujit në rritjen e tarifës, i cili morri përgjigjen nga Zhaveli.

Ndërkaq, zv. drejtori i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, Xhelal Selmani, ka thënë se në trevjeqarin e ardhshëm do të fokusohen në ndërtimin e fabrikave për trajtimin e ujërave të zeza. Ai u shpreh se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” është një shembull për të tjerët për performancën e mirë por edhe investimet e bëra deri më tani./Tv Syri Vision/