Gjakova
Shkronjat

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ditën e katërt të fushatës elektorale për balotazhin në Gjakovë, e nisi në lokacionin ku do të ndërtohet kampusi universitar.

Gjini së bashku me bashkëpunëtorët e tij vizituan kokretisht lokacionin e ndarë nga komuna e Gjakovës ku do të ndërtohet kompleksi univeristari “Fehmi Agani” cili është paraparë të ndërtohet në pjesën jug-perendimore të qytetit të Gjakovës. Gjini përmendi disa nga kompetencat që do ti realizojë për arsimin në komunën e Gjakovës gjatë qeverisjes së tij . Gjini I shoqëruar nga struktura e Aleancës vazhdoi vizitën edhe në urën e cila lidh qytetin e Gjakovës me rekreacionin Shkugëza. Ai tha se gjatë qeverisjes lokale ujërat në komunën e Gjakovës do të trajtohen ashtu siq duhet si dhe viti 2018 do të jetë viti I ujërërave. Ndër të tjera kandidati për të parin e komunës Ardian Gjini tha se në planprogramin e tij qeverisës janë trajtimi I ujërave të zeza, pastrimi I lumenjëve si dhe mbrojtja e ambientit në komunën e  Gjakovës./TV Syri Vision/