Gjakova
Shkronjat

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ditën e fundit të fushatës elektorale për balotazhin në Gjakovë, e nisi me vizitë në qendrën tregtare “Nertili”.

Ai u prit nga menaxhmenti I kësaj qendre. Me këtë rast Gjini së bashku më bashkëpunëtorët e tij vizituan hapësirën e kësaj qendre. Kandidati për të parin e komunës Ardian Gjini së bashku me strukturën e Aleancës vazhdoi vizitën e tij elektorale edhe në urën e Terzive e cila gjendet në kilometrin e 7-të të rrugës Gjakovë-Prizren mbi lumin Erenik. Sipas Gjinit kjo urë meriton një trajtim më të mirë dhe mund të shërbejë si hyrje e jashtëzakonshme për komunën e Gjakovës. Në vazhdën e aktiviteteve elektorale Ardian Gjini vazhdoi vizitën edhe tek ura e Fshajt , zonë kjo e mbrojtur natyrore në kanionin e Drinit të Bardhë. Sipas Gjinit në vitin 2019 këtu do të ndërtohet penda e ujitjes, poashtu uji i drinit do të pastrohet si dhe kjo pjesë do të shndërrohet në një vend për rekreacion. Ndër të tjera Gjini shtoi se qeveria e Kosovës e ka shpallur vitin 2018 vit të ujërave dhe komuna e Gjakovës nuk do të neglizhohet./TV Syri Vision/