Gjakova
Shkronjat

Policia dje ka arrestuar dy persona në Gjakovë nën dyshimin se kanë shpërndarë ndihma në këmbim të votave për zgjedhjet e të dielës.

Sipas Policisë personat me inicialet Xh.R. dhe A.P. dyshohen se kanë organizuar në njërën nga qendrat tregtare të Gjakovë shpërndarjen e gjësendeve ushqimore në këmbim të votave. Ndërsa sot familjarët e të arrestuarve dolën përballë stacionit policor në Gjakovë që të protestojnë. Ata thonë se arrestimi I familjarëve të tyre është I padrejtë, ngase shpërndarja e ndihmave nga ta nuk është bërë për qështje politike por humanitare. Edhe vëllai I njërit nga të arrestuarit tha se kjo nuk është hera e parë që ata kanë shpërndarë ndihma për nevojtarët. Sipas tyre ky arrestim është bërë padrejtësisht dhe kërkohet lirimi I mënjehershëm. E si ndodhi e gjithë kjo tregoi edhe njëri nga dëshmitarët që ishte në vendin e ngjarjes kur u bë arrestimi nga Policia. Në pamundësi për të kontaktuar dikë nga gjykata për këtë rast do të ju mbajmë të informuar./TV Syri Vision/