Gjakova
Shkronjat

Kandidatja për mandatin e dytë për kryetare të komunës së Gjakovës nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila ka mbajtur takimin përmbyllës në kuadër të fushatës elektorale për balotazhin në këtë komunë.

Ajo në sallën e sporteve “Shani Nushi” erdhi e shoqëruar nga përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Aleancës Kosova e Re, të cilët edhe një herë treguan se janë bashkë me Kusari-Lilën, por që thanë se në kuadër të koalicionit Bashkë për Gjakovën, nuk kanë ndarë poste.

Edhe kësaj here tubimit përmbyllës të Alternativës, i’u bashkangjit edhe deputeti nga ky subject politik, Ilir Deda.

Ndërkaq, kandidatja për të parën e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur se gjatë katër viteve të fundit qeverisi pa dallim për të gjithë qytetarët e Gjakovës, duke shtuar se në mandatin e ardhshëm do të ndodhin projekte të cilat do të shënojnë vazhdimin e progresit në këtë komunë.

 

Në këtë tubim erdhën edhe simpatizantë të LDK-së, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe AKR-së, për të mbështetur koalicionin Bashkë për Gjakovën, i cili u zyrtarizuar ditë më parë./Tv Syri Vision/