Gjakova
Shkronjat

Përfaqësues të Alternativës të prirë nga kryetarja Mimoza Kusari Lila dhe të shoqëruar edhe nga disa drejtorë të qeverisjes në largim për nderë të 28 nëntorit bënë homazhe te lapidari “Shokët e Lirisë” në Gjakovë.

Me këtë rast, Kusari-Lila tha se kjo ditë në vete paraqet të gjitha etapat e lavdishme historike të rrugëtimit të populit shqiptar për liri. Pesha e kësaj dite duhet të ndjehet në çdo ditë të punës tonë, në çdo funksion dhe përgjegjësi që kemi, kurse puna dhe zhvillimi I vendit mbeten nderimi më I mirë që mund të ju bëjmë gjithë të rënëve për liri dhe flamur u tha me këtë rast.Në nderim të jetës dhe veprës së gjithë atyre që dhanë jetën për liri, Kusari-Lila dhe bashkëpunëtorët vazhduan homazhet edhe në varrezat e Dëshmorëve dhe varrezat e martirëve në Meje dhe Çabrat./TV Syri Vision/