Gjakova
Shkronjat

Nën organizimin e  asnsamblit të valleve të qytetit dhe drejtorisë për kulturë rini dhe sport , mbrëmë në pallatin e kulturës “Asim Vokshi” është mbajtur koncert festiv për t nderë të 28 Nëntori – Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar.

Ishte Ansambli i valleve të qytetit që me valle të Shqipërisë së mesme bëri hapjen e kësaj mbrëmje festive. Pjesëmarrëse të këtij koncerti ishin shkollat fillore Fehmi Agani, Zekerija Rexha, Kelmend Rizvanolli, Selman Riza,etj të cilat për para publikut gjakovar prezantuan pika të ndryshme si valle popullore, vallëzim modern dhe poezi kushtuar 28 nëntorit, ditës ë pavarësisë së Shqipërisë. Edhe asnsambli i valleve “Shqiponja e Dukagjinit” nën udhëheqjen e koreografit Muhamet Morina  luajtën vallen e qikave. Pjesë e kësaj mbrëmje ishin edhe të vegjëlit të cilët luajtën valle. Për më shumë se një orë publiku gjakovar pati mundësinë që të argëtohet me valle e këngë të ndryshme shqipëtare.TV Syri Vision/