Gjakova
Shkronjat

E filluan festën me valle. Vallëtarët e ansamblit të valleve “Ardhmëria” nga Gjakova zgjodhën që për nderë të 28 nëntorit të luajne valle popullore.

Me këtë rast ata thanë se festa e Flamurit Kombëtarë dhe festat e nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare, të cilat na dhanë forcë dhe kurajo për rilindjen e shtetit. Në këtë datë të rëndësishme iu përkulemi të gjithë atyre që luftuan dhe flijuan jetën për lirinë  dhe pavarësinë e atdheut tonë. Për pak qaste ansambli “Ardhmëria” vallëzuan përballë pallatit të kulturës “Asim Vokshi” ku qytetarët apo kalimtarët e rastit patën mundësinë të shohin përformancën e tyre. Vallëtarët vazhduan të parakalojnë me valle edhe në pjesë të ndryshme të qytetit.TV Syri Vision/