Gjakova
Shkronjat

Drejtori I gjimnazit “Hajdar Dushi” dhe njëherit koordinatori i ekipit veprues për siguri në bashkësi, Bedri Cahani bëri hapjen e takimit ku temë diskutimi ishte “Parandalimi I trafikimit të qenieve njerëzore në nivel lokal”.

Për të diskutuar me nxënësit dhe për të përcjellë informata të rëndësishme të cilat kontribojnë në parandalimin e kësaj dukurie si panelistë ishin përfaqësues të institucioneve relevante si nga Ministria e Punëve të brendshme, Prokuroria, Policia e Kosovës, qendra për punë dhe mirëqenie sociale, zyra për barazi gjinore etj. Me këtë rast u tha se baza ligjore dhe ajo e parandalimit dhe luftimit të trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë bazohet në disa akte ligjore ,nënligjore si dhe dokumente nacionale. Në anën tjetër komandanti I stacionit Policor në Gjakovë, Major, Krist Gjokaj apeloj tek nxënësit që të raportojnë cdo dukuri negative dhe të kontribojnë në parandalimin e tyre. Prokuroria themelore në Gjakovë, përkatësisht departamenti I krimeve të rënda është në përkujdesje të bashkpunimit me të gjithë akterët të cilët hetojnë dhe marrin vendime për parandalimin e kësaj dukurie e cila është e parashikuar në nenin 171 të kodit penal të Republikës së Kosovës. Fjalën e mori edhe shefi I Njësitit hetimor për trafikimin me qenie njerëzore në Gjakovë , Toger Asmir Zekic I cili tha se ky njësit përveq veprave të trafikimit me qenie njerëzore heton edhe nënveprat penale të cilat ndërlidhen me këtë dukuri siq janë  fshehja e dokumenteve të viktimave të trafikimit, krimi I organizuar, shërbimet seksuale të viktimave të trafikimit, martesa me dhunë si dhe keqpërdorime të tjera.Qëllimi I këtij diksutimi ishte  vetëdijësimi I nxnënsve për parandalimin e  trafikimit të qenieve njerëzore.Për një siguri në shoqëri raporto dhe ndalo trafikimin, ishte motoja e këtij takimi./TV Syri Vision/