Gjakova
Shkronjat

Në komunën e Gjakovës vitet e fundit janë ndërtuar rrugë të shumta. Për këtë drejtoria e shërbimeve publike në vazhdimësi ka kryer punime në sanimin e shenjave vertikale si dhe në sinjalizimin horizontal apo shënimin e vendkalimit për këmbësorë si dhe vijave gjatësore.

Udhëheqësi i sektorit për komunikacion, Lekë Sina tha se e gjithë kjo  është duke u bërë në  kuadër të investimeve kapitale, konkretisht në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve sa i përket sinjalizimit. Sina tha se kërkesa më e madhe nga qytetarët e komunës së Gjakovës ka qenë ajo për pengesa fizike. Ndër të tjera ai shtoi se prioritet po u ipet rrugëve kryesore të qytetit të Gjakovës, kjo për qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion. Poashtu do të bëhet edhe përmirësimi i situatës rreth shenjave të komunkacionit të cilat janë dëmtuar. Komuna e Gjakovës së bashku me organizatën zvicerane Helvetas kanë realizuar edhe projekte të tjera të cilat kanë kontribuar në jetën dhe sigurinë e qytetarëve të komunës tonë./TV Syri Vision/