Gjakova
Shkronjat

Këta janë bletarët gjakovar të cilët po përgaditen të çertifikohen me standartet e sigurisë së ushqimit ISO 22000 apo HACCP si dhe të krijojnë brendin e mjaltës së prodhuar nga ata në Gjakovë.

Në vazhdën e aktiviteteve ishte edhe trajnimi I sotëm nga eksperti Muhamet Disha, sipas të cilit ky certifikim po bëhet me qëllim të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit me standartet më të larta ndërkombëtare. Ky aktivitet është mbështetur materialisht nga organizata UNDP në kuadër të projektit "Pakti territorial i punësimit" vlera e të cilit është 5 mijë euro dhe po zbatohet në bashkëpunim me drejtorinë komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe shoqaten e bletarëve "Flora". Padyshim që bletarët janë janë munduar që me punë dhe angazhim të vijnë deri tek certifikimi me standartet e sigurisë së ushqimit ISO 22000 Së shpejti 20 bletarë të shoqatës së bletarëve “Flora” do të jenë të çertifikuar me standartin ISO 22000 dhe mjalta gjakovare do ta ketë brendin e saj.Ky është një sukses dhe avancim jo vetëm I bletarëve por në përgjithësi I sektorit të bletarisë në komunën e Gjakovës./TV Syri Vision/