Gjakova
Shkronjat

Në foajenë e pallatit të kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë,  në kuadër të Mitingut të 53-të të poezisë, është hapur ekspozita e 13 personale e piktorit Masar Kupa.

Me këtë rast të gjithë të interesuarit, patën mundësinë të zhvillonin një takim poetik me Kupën, i cili ishte pjesëmarrës në mitingun e parë të poezisë, aktvitet ky i cili vazhdon të mbahet në qytetin e Gjakovës.

Disa fjalë për veprën e artistit Masar Kupa, i pati edhe shkrimtari Qemail Juniku.

Kjo ekspozitë u organizua nga Drejtoria për Kulturë, Rini, dhe Sport, në kuadër të ditëve festive të nëntorit.

 

Këtë ekspozitë, erdhën për ta parë nga afër njohës të artit, përfaqësues nga Komuna e Gjakovës, miq, dhe familjarë të piktorit Kupa./Tv Syri Vision/