Gjakova
Shkronjat

Ani pse dita botërore e dhurimit të gjakut është me 14 qershor, qytetarë të komunës së Gjakovës sot dhuruan gjak. Përmes këtij aksioni në mënyrë vullnetare qytetarët treguan humanizëm dhe gatishmëri për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë.

E gjithë kjo iniciativë është organizuar nga Këshilli I Bashkësisë Islame në bashkpunim me Qendrën Kombëtarë për  Transfuzion të gjakut në Gjakovë. Kryetari i këshillit,  Ahmet Efendi Hoxha falënderoi të gjithë ata që iu përgjigjën kësaj iniciative e cila u organizua në kuadër të vigjiljes së ditëlindjes së të Dërguarit të Zotit Muhammedit a.s. Vullnetarët u shprehen se dhurimi i gjakut është dhurata më e mirë që mund t’i bësh dikujt.Në mesin e tyre ishte edhe Adriatik Pulani I cili tha se sa herë që ka dhuruar gja e ka ndjerë veten mirë dhe se askush nuk ka pse të ngurrojë ta bëj një gjë të tillë. Edhe për Skender Ibrahimin kjo nuk ishte hera e parë që dhuron gjak. Ai tha se përderisa shpëtojnë një jetë, atëherë nuk sheh arsye se pse të mos dhurojë gjak. Gjithqka shkoi shumë mirë pasiqë për vullnetarët u kujdes ekipi mjekësor i njësisë së transfuzionit të gjakut nga komuna e Gjakovës. Përfaqësuesit e qendrës së transfuzionit të gjakut apelojnë te njerëzit e shëndetshëm që këtë gjë ta bëjnë bile dy herë në vit sepse iu bën mirë për shëndetin dhe normalisht shpëtojnë jetë./TV Syri Vision/