Gjakova
Shkronjat

Dashamirë të fjalës së shkruar, poet, shkrimtar, krijues, profesor dhe akademik morën pjesë në tribunën letrare me temën “Aspekte të prozës bashkohore shqipe”, e cila u mbajt në kuadër të edicionit të 53-të të Mitingut të Poezisë e organizuar nga klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë në bashkpunim me drejtorinë për kulturë rini dhe sport.

Për prozën dhe aspektet e saj bashkëkohore me një kumtesë të pranishmëve iu drejtua profesor Emin Kabashi I cili prozën dje letërsinë shqiptare e vlerësoj me atë botërore. Me këtë rast u tha se proza  zotëron kulmet e letërsisë në botë, mirëpo se cilat janë tendecat e zhvillimit të saj folën vetë organizatorët. Në kuadër të javës së Mitingut të Poezisë janë mbajtur aktivitete të ndryshme të kësaj fushe. Edicioni I 53-të I Mitingut të  Poezisë do të mbyllet sonte me ceremoninë e orës letrare.