Gjakova
Shkronjat

Pas një jave të ngjeshur me veprimtari letrare, mbrëmë në pallatin e kulturës “Asim Vokshi” u mbajt ceremonia qendrore e mitingut të 53-të të poezisë ku të pranishëm ishin adhurues të fjalës së shkruar, poetë, profesorë, akademikë, studentë të universitetit të Gjakovës, përfaqësues nga niveli qëndror dhe lokal.

E para që mori fjalën ishte kryeyarja e klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” Gentiana Muhaxhiri e cila tha se përmes artit të shkruar dhe letërsisë shqipe mitingu i poezisë bëri 53 vite traditë. Edhe përfaqësuesit e institucioneve lokale dhe qendrore iu drejtuan të pranishmëve me nga një fjalë rasti. Në këtë mbrëmje ishin gjithësej 16 poet nga të gjitha trojet shqiptare të cilët lexuan poezitë e tyre.Përmes frymes poetike ata treguan krijimtarinë letrare e cila në vazhdimësi është sjellur nga dashamirët e fjalës së shkruar në qytetin e Gjakovës. Secila nga poezitë kishte veqantinë e saj. Tema të ndryshme u trajtuan përmes vargjeve të thurura me plot mjeshtri nga shpirti poetik. Krijimtaria e poetëve u vlerësua nga juria e përzgjedhur e këtij mitingu. Qmimi për poezinë më të mitë të lexuar në mbrëmjen qendrore “Ali Podrimja” iu nda poetit Sadik Bejko nga Tepelena. Pastaj qmimi i krijuesit debutues “Yllka Domi” iu nda poetes Entela Qarkagjia e cila për herë të pare debutoi në mitingun e poezisë. Kurse qmimi vepra më e mirë ndërmjet dy mitingjeve “Din Mehmeti” u nda për dy krijuesit Hamit Alijaj me librin “E hëna përtej botës” ku qmimin e mori miku i tij Kamber Kamberi dhe poetit Agim Vinca me librin “Nostalgji për kohët e rrezikshme” këtë qmimim e mori vajza e poetit Dorentina. Përveq qmimeve u ndanë edhe mirënjohje. Për kontributin e dhënë në në letësinë shqiptare u nderuan me mirënjohje shkrimtarët e ndjerë “Besim Bokshi dhe Halil Haxhosaj, mirënjohjet u pranuan nga familjarët e tyre. Ndër të tjera u tha se Mitingu i Poezisë ndër vite ka mbledhur poet dhe krijues nga të gjitha viset shqiptare dhe kjo traditë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Manifestimi i kësaj mbrëmje u mbyll nga nxënësit e shkollës fillore “Fehmi Agani” të cilët recituan disa vargje kushtuar festave të nëntorit./TV Syri Vision/