Gjakova
Shkronjat

3 dhjetorin, ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, shoqata “Handikos” në Gjakovë, e shënoi me organizimin e turnirit të basketbollit me karroca, aktivitet ky i cili u përcoll nga afër edhe nga deputetja nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila.

Ndërsa aktvitetet e kësaj shoqate, vazhduan edhe gjatë ditës së sotme në pallatin e kulturës “Asim Vokshi”, ku fillimisht u shfaq filmi “Motra ime Nita” me protagoniste Vlera Golën, për të vazhduar me hapjen e ekspozitës në foajenë e këtij pallati.

Fëmijë të cilët janë pjesë e kësaj shoqate, apeluan që fëmijët me aftësi të kufizuara duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë në shoqëri.

Drejtoresha e Handikosit në Gjakovë, Brilanta Ballata, është shprehur se për të gjitha këto aktivitete kanë pasur mbështetje nga Save The Children. Kjo e fundit së bashku me Kuvendin Komunal të Gjakovës kanë bashkëfinancuar edhe ndërtimin e objektit të ri të Handikosit ./Tv Syri Vision/