Gjakova
Shkronjat

Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë këtyre ditëve në Gjakovë e që vazhduan edhe sot nuk kanë shkaktuar dëme materiale dhe raste emergjente nuk janë paraqitur.

Sipas zyrtarëve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim si në qytet ashtu edhe në zonat rurale nuk ka pasur dëme materiale e aq më pak vërshime. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka intervenuar në lokacionet ku kanë qenë më të ndishme sa i përket vërshimeve mirëpo që këtë vit nuk ka ndodhur në gjë e tillë. Përkundër reshjeve të shiut dhe sasisë më të madhe të ujit nëpër lumenjë, zyrtarët thonë se deri më tani  nuk ka pasur vërshime dhe gjendja është e qetë./TV Syri Vision/